Kush janë Ahmedit apo Kadijanit?!


Kush janë Ahmedit apo Kadijanit?!

Biografi e shkurtër rreth ahmedive-kadijanive:

Kadijanizmi konsiderohet si vazhdimësi e ideologjive të cilat mohojnë përfundimin e pejgamberisë, me ardhjen e Muhammedit sal-lAllhu alejhi ve sel-lem.

Kjo është një prej lëvizjeve të shumta devijuese, fillet e së cilës janë në inkubatorët e armiqve të islamit, natyrisht nën përkujdesjen dhe këshillat e tyre!

Quhet el-Kadijanije bazuar në emrin e fshatit Kadijan, fshat i cili gjindet në krahinen e Penxhabit në Indi, ku ka lindur themeluesi i këtij fraksioni. Fshati Kadijan më herët është njohur me emrin IslamBur, e më vonë e ka marr emrin Kadijan. Ky fraksion, njihet edhe me emrin el-Ahmedije, bazuar në emrin e themeluesit të këtij grupi.
Dijetari Ihsan Dhahiri (rahimehullah), ka thënë:

“Kadijanitë në Afrikë si dhe në vendet e tjera, e quajnë vetën Ahmedi me qëllim për t’i mashtruar muslimanët. Edhe pse, në realitet nuk kanë lidhje me të Dërguarin Muhamedin salal-lahu aljehi ve sel-lem, ku njëri prej emrave të tij është edhe Ahmed. Kurse emri i “profetit” të tyre është Gulam Ahmed el Kadijaniu, me të cilin emër janë të njohur në Pakistan dhe Indi.”

Themeluesi i Kadijanizmi!

Themeluesi i Kadijanizmit është Gulam Ahmed bin Gulam Murteda el Kadijaniu. Sa i përket prejardhjes së tij, ka shum variante të bazuara në dëshmitë rreth tij, herë na paraqitet si Mongolian e herë si Persian.

Ka lindur rreth viti 1839-1840, në fshatin Kadijan, krahina e Penxhabit.
Qysh në moshë te re mësoi sintaksën, morfologjinë dhe disa libra arabe dhe perisane. Por, për fat të mirë nuk pati sukses në marrje të diturisë. Po ashtu e mësoi gjuhën angleze, sepse ishte i nevojshëm, ngase punonte me të atin në sherbim te britanikëve.

Sa i përket familjes së tij, ka qenë familje e njohur si familje e ndershme ndaj armiqve, posaçerisht anglezëve. Këtë na e vërteton gjenerali Nikolson ku thotë: “Familja e Mirza Gulam Ahmed el-Kadijaniut, dallohet nga të gjitha familjet tjera, sa i përket sherbimit ndaj anglezëve…”

| Egashursh Keshmiri, ‘Havnetul-islam’ f.3-4 |

Prej thënjëve të tij- kadijaniut që dëshmojnë miqësinë e tij ndaj kundërshtarëve të islamit veçojmë: “Shumicën e jetës sime e kam kaluar në përkrahjen e qeverisë angleze dhe e kam ndihmuar atë, vetëm se kam shkruar për degradimin e xhihadit, si dhe obligimin e përuljes ndaj pushtetit anglez, në libra, shpallje dhe revista…”

| Terjakul-kulub, e kadijaniut,f.15 |

Morali i tij ishte i ulët, ka qenë gjuhëndyrë, fyes dhe frikacak. Aq shumë ka qenë i topitur (kokëtrashë), sa që nuk e ka dalluar mbathjen e djathtë nga e majta! Për ketë ka vendosur një shënjë në mbathjet e tij, me qëllim që mos ta fus këmbën e majtë në mbathjen e djathtë…

| el-Kadijanije, Ihsan Dhahiri, f.139-146 |

Përfundimi i tij: Ishte semurë në Lahor, nga një sëmundjë epidemike që i përngjanë kolerës, e shoqëruar me të vjella dhe diarre për një kohë të gjatë! Kështu që shumica e kohës i ka kaluar në tualet. Kjo si shkak i sëmundjes së rëndë, ndytësitë i dolën nga goja para vdekjes, derisa ka ndërruar jetë në vënd të ndyrë.

| el-Kadijanije, Ihsan Dhahiri, f. 158-180 |

Parimet e kadijanive:

• 1| Mohimi i asaj qe është transmetuar në Kur’an dhe sunet, që Pejgamberi Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është i dërguari i fundit, vulë e pejgamberisë; All-llahu i lartësuar thotë: “Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguar i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve.” | Ahzabë 40 |. Dijetarët janë të pajtimit se ai që mohon vetëm një shkronjë në Kur’an, është pabesimtarë!

• 2| Mohimi i lindjes së Isait alejhis-selam prej nënës pa baba, pohojnë që ka babë, dhe e përgënjështrojnë Allahun e lartësuar:

“Vërtetë, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu! Ai u bë!” | Ali Imran 59 |. Kjo aludon në mosbësimin e tyre, në përgënjështrimin e Kur’an-it, në shpifje ndaj Merjemes alejhas-selam, nga ajo që e ka pastruar All-llahu prej saj, duke ra dakord me hebrenjët në ketë çështje.


• 3| Bindja se All-llahu i lartësuar nuk e ka ngritur Isaun sal-lAllahu aljehi ve sel-lem pranë Vetës, kështu që e pergënjështrojnë All-llahun e lartësuar! Allahu thotë: “Po ata as nuk e mbytën as nuk e kryqëzuan, por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbyten atë. Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetës. Allahu është i plotfuqishëm, i dijshëm!” | Nisaë 157-158 |.
• 4| Mohimi i mrekullive të pejgamberëve të cilat janë mutevatire, të cekuara në Kur’an në shumë vende, siç janë ne tregimet e Salihut, Musait, Isait dhe Muhammedit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, alejhim exhmein.

• 5| Pretendimi se kinse xhihadi i cekur në Kur’an dhe Sunet është degraduar, edhe pse të gjithë dijetarët janë të pajtimit se xhihadi është i përhershëm, dhe është vaxhib kifai’i për muslimanët, dhe është obligim ajni’i në disa raste.

• 6| Pretendimi i Kadijaniut kinse është Mehdiu dhe Isa i biri i Merjemës, si dhe pranimi i kësaj ideje nga besimtarët e tij!

• 7| Armiqësia e madhe e tyre ndaj muslimanëve, si dhe miqësia e tyre ndaj pabesimtarve!

Përktheu dhe përshtati: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button