Kur imami thotë “Amin”, atëherë thuani edhe ju “Amin!”

Pejgamberi, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Kur imami thotë “Amin”, atëherë thuani edhe ju “Amin”, sepse kujtdo që “Amin”-i i tij përputhet me “Amin”-in e melajkëve, atij i falen mëkatet e mëparshme.”

| Buhariu |.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Ky hadith është shumë i qartë: “Kur imami thotë “Amin”, atëherë thuani edhe ju “Amin”.” Ai që falet pas imamit, hesht derisa imami të arrijë tek fjala:

غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ

“Jo në rrugën e atyre që merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në rrugën e atyre që janë të humbur.”

| Kur’an • Fatiha 7 |.

Ai nuk e lëviz gjuhën për të thënë “Amin” para se ta dëgjojë imamin duke e thënë atë. Pra, nuk e shqipton “Amin” përpara se të dëgjojë që imami ka filluar ta thotë atë. Nuk thuhet “Amin” para se imami të përfundojë me fjalën “ue led-dal-lin”.

Sepse nëse e thotë para imamit, ky është një gabim shumë i rëndë. Arsyeja pse konsiderohet gabim është se ai bie në mëkat tek Zoti i tij, ngase ka kundërshtuar fjalën e Pejgamberit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Kur imami thotë “Amin”, atëherë thuani edhe ju “Amin”.”
Gjithashtu, është gabim sepse me këtë veprim ai e humb faljen e mëkateve nga Zoti i tij, për shkak se nuk ka vepruar sipas hadithit.

| Burimi: Huda uen-Nur 334 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button