Kujdes nga kjo shprehje!

Kujdes nga kjo shprehje!

U pyet Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, rreth thënies së disa njerëzve kur e thonë në formë betimi:
E di Allahu këtë e atë?

Ai u përgjigj:

Thënia: “E di Allahu” është një çështje shumë e rrezikshme. Madje kam lexuar në librat e medh’hebit hanefij, se ai që thotë për diçka:

“E di Allahu”, ndërsa çështja është ndryshe, atëherë ai bëhet kafir, del nga feja.

Nëse ti thua: “E di Allahu që unë s’e kam bërë këtë”, ndërsa ti e ke bërë, atëherë nënkuptimi është se Allahu, gjoja, nuk e di çështjen!

Nëse thua: “E di Allahu që unë s’e kam vizituar filanin”, ndërsa ti e ke vizituar, atëherë del se, sipas fjalës sate, Allahu nuk e di atë që ndodh.

Dhe është e ditur se kush ia mohon Allahut dijen, ai ka bërë kufër.

Për këtë imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë për kaderitë:

“Debatojini ata me argumentin e dijes: nëse e mohojnë, bëjnë kufër, nëse e pranojnë, mposhten.”

Pra përfundimi është se thënia e dikujt: “E di Allahu”, nëse e thotë ndërkohë që çështja është ndryshe nga ajo që pretendon, atëherë kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe pa dyshim e ndaluar.

Ndërsa nëse thotë të vërtetën dhe çështja është ashtu siç e thotë, atëherë s’ka problem në këtë, ngase ai po thotë të vërtetën dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë, siç kanë thënë të dërguarit në suren Jasin: قَالُوا رَبُّنَا يَعْلَمُ إِنَّا إِلَيْكُمْ لَمُرْسَلُونَ

“Ata thanë: “Zoti ynë di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.” (Jasin 16).

(Mexh’mu’ Fetawa 3/144)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button