Koha e lutjes së agjëruesit që nuk refuzohet
Pyetja:
Lutja e agjëruesit që nuk refuzohet në cilën kohë është apo është në kohën e iftarit?
Përgjigja:
Gjatë gjithë ditës, po ashtu në kohën e iftarit. Pra gjatë agjërimit dhe në kohën e iftarit.
Pyetësi:
Që do të thotë kur myezini e thirr ezanin…?
Shejhu:
Në kohën e iftarit, në kohën e drekës, ikindisë dhe në çdo kohë kur agjëron. Agjëruesit ka lutje të pranuar gjatë kohës kur agjëron dhe gjithashtu në kohën e iftarit. Kuptohet nëse shpëton nga pengesat tjera siç është të ushqyerit me haram dhe gjynahet tjera, sepse pranimi i lutjes ka pengesa tjera siç janë mëkatet, gjynahet, ngrënia e kamatës dhe haramet në përgjithësi, Allahu na ruajttë!
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj