Ka harruar uljen (teshehudin) e parë
Ka harruar uljen (teshehudin) e parë dhe xhemati e kanë përkujtuar!
Pyetja:
Pyetja ka dy pjesë. Nëse imami harron uljen e parë dhe ngrihet në këmbë plotësisht, pastaj e kanë përkujtuar njerëzit dhe është ulur përsëri, me çfarë detyrohet imami në këtë rast? Kjo është pjesa e parë.
Shejhu: Me çfarë detyrohet xhemati apo imami?
Pyetësi: Imami, natyrisht ata janë bashkë me imamin.
Shejhu: Do ta përfundosh pyetjen apo të përgjigjem ndaj kësaj?
Pyetësi: Pasi të kryejmë këtë, e marrim edhe pjesën e dytë të pyetjes.
Shejhu: Nuk ka ndonjë detyrim tjetër ndaj tij pos sexhdes së harresës. Mendimi se namazi zhvleftësohet nuk ka asnjë argument. Ai ka gabuar dhe ka harruar. Meqë ka harruar uljen dhe është ngritur në këmbë, siç e potencove ti në pyetje, është dashur që të mos kthehet për t’u ulur. Pra, nuk i lejohet të kthehet dhe të qëndrojë në uljen e parë; gjithashtu, e bën sexhden e harresës më pas.
E, në qoftë se xhemati e përkujton dhe ai nuk është ngritur plotësisht, atëherë kthehet dhe ulet, si dhe nuk ka për të sexhde të harresës.
Mirëpo, siç u tha në pyetjen tënde, ai është ngritur në këmbë, më pas xhemati e kanë shfaqur atë si gabimtar, ose ai ka gabuar, sepse sikur të ishin xhemati fukaha, në momentin që e kanë parë që është ngritur në këmbë, është dashur ta linin ashtu (duke mos ia tërhequr vërejtjen për gabimin).
Me keqardhje them: Imamët e xhamive nuk janë fukaha, e si janë atëherë ata që i pasojnë këta imamë?! Me rëndësi, ose ata e kanë shfaqur si gabimtarë, ose ai ka gabuar. Ajo që dihet është se gabimi ka ndodhur, sepse ai është dashur të qëndrojë në këmbë, porse ai është kthyer dhe e ka bërë edhe një gabim mbi gabimin e mëhershëm.
Shembulli i tij është sikur shembulli i atij që harron më shumë se një herë në namazin e tij. Shtrohet pyetja: A duhet sa herë që të harroj, të bëj sexhde të harresës?
Përgjigja: Jo, një sexhde e harresës mjafton për të gjitha gabimet që i bën njeriu, përderisa gabimi nuk ka të bëjë me shtylla, sepse në rast të tillë shtylla nuk përmirësohet me sexhden e harresës, por doemos duhet përmbushur shtylla.
Kjo është përgjigjja për pjesën e parë!
~ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
| Huda ue Nur 1006; 00:33:05 |.
Përktheu: Besim Gjelaj