Gjykimi i vrasjes së kafshës së sëmurë në Islam

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kur kafsha sëmuret, nëse është nga ato që mishi i tyre nuk hahet dhe nuk pritet të shërohet, nuk ka problem ta vrasësh. Mbajtja e saj do të të detyronte të shpenzoje për të, dhe kjo është humbje e pasurisë, sepse duhet ta ushqesh dhe ta ujitësh. Ta mbash deri sa të vdesë pa e ushqyer ose pa i dhënë ujë është e ndaluar; sepse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Hyri në zjarr një grua për një mace që e kishte mbyllur: as nuk e ushqeu ndërsa e mbajti të mbyllur, as nuk e la të hante nga ushqimet e tokës.”
Nëse kafsha është nga ato që mund të hahet, dhe gjendja e saj arriti në shkallë që nuk mund të përdoret më as për vete dhe as për t’u dhënë dikujt tjetër, atëherë ajo gjendet në të njëjtën gjendje si kafshë e ndaluar për t’u ngrënë — dmth.: lejohet të asgjësohet, qoftë duke e therur ose vrarë me plumb. Vepro në mënyrën që të jetë më e lehtë për të, sipas fjalës së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Kur të vrisni, vrisni në mënyrën më të mirë; dhe kur të therni, bëjeni therjen në mënyrën më të mirë. Secili prej jush le të mprehë thikën e tij dhe ta bëjë therjen sa më të butë për kafshën.”
(Fetawa Menaril-Islam 3/750)
Përktheu: Besim Gjelaj