Gjykimi i veprimit para imamit dhe njëkohësisht me të në namaz
Pyetja:
Allahu ju begatoftë, cili është gjykimi për atë që i paraprin imamit në namaz dhe që i bën (veprimet) njëkohësisht me të?
Përgjigja:
T’i paraprish imamit në namaz është haram, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar një gjë të tillë dhe ka paralajmëruar prej saj dhe ka thënë:
“A nuk ka frikë ai që e ngrit kokën para imamit që t’ia ndryshoj Allahu në kokë të gomarit ose t’ia bëj Allahu pamjen e tij në pamje të gomarit?”.
Në qoftë së njeriu e bën qëllimisht duke e ditë së është haram, namazi i tij prishet. Nëse e bën rukun para imamit dhe e di së rukuja para imamit është haram, namazi i tij prishet dhe duhet ta fal namazin përsëri.
Kurse, ta bëj çdo veprim njëkohësisht me imamin, në qoftë së është tekbiri fillestarë, namazi i tij nuk është i saktë, kështu që e përsërit namazin prej fillimit, si p.sh.: e thotë tekbirin fillestarë akoma pa e përfunduar imami tekbirin, namazi i tij nuk është i saktë.
Sa i përket veprimeve tjera, pos tekbirit fillestarë, nëse bëhen njëkohësisht me imamin atëherë konsiderohet në kundërshtim me atë që na ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ku ka thënë:
“Kur imami e bën rukun, bini në ruku edhe ju. Kur bën sexhden, bini në sexhde edhe ju.
Si dhe ka thënë:
“Mos bini në ruku derisa të bie imami në ruku. Mos bini në sexhde derisa imami të bie në sexhde”.
Mirëpo në çështjen e aminit, ai që falët pas imamit e bën njëkohësisht me imamin, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Kur imami thotë Amin, thuani edhe ju!”.
Që do të thotë: Kur të vije koha e Aminit, thuani Amin! Argument për këtë është ajo që është vërtetuar në koleksionin e Muslimit nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kur thotë imami ueled-dal-linë, thuani Amin!”
Kjo aludon së kuptimi i tij është: Kur imami thotë Amin, thuani Amin edhe ju!
Pra, kur arrin tek vendi i Aminit dhe ky është fundi i elFatihas, ose kur ia fillon imami me thënë Amin edhe ju filloni të thoni Amin.
Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
[http://binothaimeen.net/upload/ftawamp3/Lw_250_11.mp3]
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj