Gjykimi i kthimit të selamit ndaj bidatçiut

Pyetja❓:

➖ Cili është gjykimi për kthimin e selamit ndaj bidatçiut kur të jep selam?

Përgjigja❗️:

➖ Për Allahun, kjo varet prej dobisë në këtë rast. Në qoftë se mos kthimi i selamit tënd është shkak që ta edukojë atë dhe ta frenojë nga bidati i tij, mos ia kthe selamin.
Nëse ti ke pozitë (tek njerëzit) dhe ata të respektojnë dhe ta dëgjojnë fjalën si dhe shikojnë se ti nuk ia kthen selamin, përse? Sepse ai është bidatçi. Ai (bidatçiu) do të thotë: Tash njerëzit më bojkotojnë, më nënvlerësojnë, andaj duhet të largohem nga ky bidat, kjo është e dobishme për të dhe për njerëzit. Kjo masë ndëshkuese është në dobi të tij, pra dobia është për të dhe për njerëzit.
E në qoftë se nuk ka dobi, përkundrazi kur ti nuk ia kthen selamin, kjo sjell pasoja si shkak i ndryshimit të gjërave dhe evoluimit të bidatit, si dhe njerëzit e dëgjojnë atë, e pastaj ata merren me thashetheme, e kjo bëhet shkak që të kthehet kundër teje dhe thirrjes islame, atëherë evitoje këtë sherr prej vetes dhe prej thirrjes tënde dhe ktheja selamin.

🖋 Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajtë!

📑 (Aunul-Barij 2/804)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button