Gabime në Akide (besim) dhe Teuhid
Gabime në Akide (besim) dhe Teuhid
Shirkijate që të nxjerrin nga feja islame
1.Kërkimi i ndihmës nga të vdekurit, lutja ndaj tyre, kërkimi i ndihmës dhe afrimi ndaj tyre me çfarëdo forme adhurimi – kjo është shirk i madh që të nxjerr nga feja.
2.Kërkimi i ndonjë gjeje nga të vdekurit.
3.Therja dhe zotimi (nedhri) për varre ose të vdekur – dhe kjo është shirk i madh.
4.Rrotullimi (tavafi) rreth varreve, fërkimi i tyre dhe kërkimi i bereqetit prej tyre – të gjitha këto janë shirk.
5.Thirrja e atyre që nuk janë të pranishëm nga të gjallët dhe kërkimi i ndihmës prej tyre, me bindjen se ata mund të sjellin dobi apo dëm – dhe kjo është nga shirku i madh.
6.Ekzagjerimi në lavdërimin e njerëzve të mirë apo të pejgamberëve, duke u dhënë atyre ndonjë nga cilësitë e Zotit, apo ndonjë aspekt të adhurimit – dhe ky është shirk që të nxjerr nga feja.
7.Frika e fshehtë ndaj evlijave apo xhinëve, si p.sh. frika se veliu (evlijatë) apo xhindi do ta godasë një prej tyre nëse nuk bën diçka – dhe ky është shirk i madh.
8.Vendosja e hajmalive që përmbajnë shirk apo magji, apo varja e tyre për t’u mbrojtur nga dëmet, syri apo smira – dhe kjo është shirk.
9.Kërkimi i ndihmës nga fallxhorët, parashikuesit dhe magjistarët, me besim në atë që thonë – dhe kjo është kufër (mosbesim).
10.Varja e copave prej lëkure ujku në qafë apo në shtëpi, me bindjen se ato largojnë xhinët – dhe kjo është shirk.
11.Therja e kurbanit te pragu i derës, nga frika e xhinëve – dhe kjo është shirk.
12.Pretendimi për njohjen e të fshehtës apo për shikimin në “Leuhul Mahfudh” – dhe kjo është kufër.
13.Dëgjimi i poezive që përmbajnë shirk, duke qenë i kënaqur me përmbajtjen e tyre – dhe kjo është shirk.
14. Pretendimi se Allahu është i pranishëm në vende të caktuara apo në disa njerëz – dhe kjo është kufër i madh.
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
(El-Mindharu fi Bejani Kethiri minel-Ah’tai eshSheeiati f. 11–16)
Përktheu: Besim Gjelaj