Gabim i përhapur mes njerëzve!

Gabim i përhapur mes njerëzve!

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

“Shumë prej jush besojnë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është ai që do t’ju japë për të pirë nga uji i Haudit, prandaj shpesh dëgjojmë dhe lexojmë në lutjet tuaja:

“Na jep të pimë nga dora e tij fisnike një gllënjkë, pas së cilës kurrë më të mos kemi etje.”

Ky besim është i gabuar për disa arsye:

1. Nuk ekziston asnjë transmetim i saktë në hadithet që flasin për Haudin, që të vërtetojë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të japë vetë për të pirë.

2. Është vërtetuar në një hadith autentik se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka treguar se njerëzit do të vijnë te Haudi dhe do të pinë prej tij. Në këtë hadith, akti i pirjes është lidhur me shfaqjen dhe ekzistencën e Haudit, jo me faktin se Pejgamberi vetë do t’ju japë për të pirë.

3. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka treguar se numri i enëve të Haudit është aq sa yjet në qiell – kjo tregon qartë se kushdo që arrin aty, pi vetë prej tij, pa ndërmjetësim.”

| Sher’h Akidetu Tahavije • Kaseta nr. 14 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button