FORMA E GUSLIT



Pyetje:

Si merret gusul?

Përgjigja:

Gusli ka dy mënyra:
E para: mënyra e domosdoshme (vaxhib), duke e pastrua tërë trupin me ujë, duke përfshi shpërlarjen e gojës dhe hundës. Në qoftë se e pastron tërë trupin në çfarëdo mënyre, llogaritet se është pastruar dhe pastërtia e tij është e plotë, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:


وَإِنْ كُنْتُمْ جُنُبًا فَاطَّهَّرُوا
“Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni…” (Maide 6).

E dyta:

mënyra e plotë, dhe kjo është mënyra siç ka marrë gusul Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem – kur donte të merrte gusul nga xhunublleku, fillimisht i pastronte duart, pastaj organin dhe pjesët e trupit që janë përlyer, pastaj merrte abdes komplet – në atë formë siç e kemi përmend te abdesi; pastaj e lante kokën duke hedhur ujë mbi të tre here, pastaj pjesën tjetër të trupit. Kjo është forma e plotë e guslit.

(Fetawa erkanul-islam f. 247-248)
Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Back to top button