Fjala e drejtë për Jezid ibën Muavijen

Jezid ibën Muavije ka lindur në kohen e sundimit (Hilafetit) të Uthman ibën Affan, radijAllahu anhu dhe nuk e ka arrit Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, e as nuk ka qenë nga sahabët sipas konsensusit të dijetarëve, po ashtu, nuk ka qenë nga ata që janë njohur me kapje për fe dhe me të mirë, mirëpo, ka qenë nga të rinjtë myslimanë.

Gjithashtu, nuk ka qenë pa besimtarë e as zindik (mynafik), e ka marrë pushtetin pas babait të tij. Disa myslimanë nuk ishin dakord me të, e disa ishin dakord. Kishte cilësi të bujarisë dhe fisnikërisë. Nuk ka qenë praktikues i punëve të neveritshme siç e përshkruajnë rivalet e tij.

Gjatë sundimit të tij kanë ndodh shumë gjëra të mëdha, prej tyre:

E para:

Vrasja e Husejnit radijAllahu anhu. Ai nuk kishte urdhëruar për ta vrarë Husejnin e as nuk ishte gëzuar me vrasjen e tij. E as nuk e kishte qëlluar me shkop në dhembet e tij radijAllahu anhu. E as nuk e ka bartë kokën e tij për në Sham, mirëpo, ka urdhëruar që të pengohet Husejni radijAllahu anhu dhe të largojnë prej tij ketë çështje (çështjen e hilafetit) qoftë edhe duke e luftuar (penguar).

Pastaj, u shtuan përfaqësuesit e tij. Në anën tjetër eshShemerdhiu përgatiti një ushtri për ta mbrojtur kundër Ubejdil-lah ibën Zijadit, atëherë, Ubejdil-lah ibën Zijad e sulmoi ushtrinë e eshShemerdhiut.

Husejni radijAllahu anhu kërkoi prej tyre ta qojnë tek Jezidi, ose ta dërgojnë tek ndonjë pikë vëzhgimi e myslimanëve apo ta kthejnë në Meke.

Përkundrazi ata e penguan (nga këto kërkesa) dhe nuk pranuan prej tij veç së të behët rob i tyre. Atëherë, Amër ibën Sa’d urdhëroi ta vrasin atë –kështu që e vrasin pa drejtësisht- dhe anëtarët e grupit të tij nga familja e tij radijAllahu anhum.

Me të vërtetë vrasja e tij ishte nga fatkeqësitë e mëdha, sepse, vrasja e tij, si dhe vrasja e Uthmanit radijAllahu anhu para tij, ishte nga shkaqet me të mëdha të sprovave (fitneve) në këtë Umet, kurse, vrasësit e tyre janë krijesat me të këqija tek Allahu.

Pasi që, familjarët e tij radijAllahu anhum shkuan tek Jezid ibën Muavije, Jezidi i nderoi dhe ua lehtësoi udhëtimin për në Medine. Transmetohet prej tij që Jezidi e mallkoi Ibën Zijadin veç pse e kishte vrarë Husejnin radijAllahu anhu.

Dhe kishte thënë: Kam dashtë dëgjimin e popullit të Irakut pa vrasjen e Husejnit. Mirëpo, më gjithë këtë nuk kishte shfaqur urrejtje për vrasjen e tij, nuk i kishte ndihmuar dhe nuk ishte hakmerr për të. Ky ka qenë obligim ndaj tij, për ketë pasuesit e së vërtetës e kishin qortuar për mos përmbushjen e këtij obligimi dhe për gjëra të tjera.

Sa i përket rivalëve të tij, ata shtojnë shumë gjëra të trilluara (shpifëse).

E dyta:

Banorët e Medinës e kishin prish besën e tij dhe i kishin nxjerr nga Medinja përfaqësuesit e tij dhe familjaret e tij. Atëherë, Jezidi e dërgoi një ushtri dhe e urdhëroi që nëse nuk nënshtrohen pas tre ditëve, të hyjnë me shpatë dhe të luftojnë. U vendos ushtria e tij në Medinen profetike duke vrarë, grabitur dhe duke e shfrytëzuar nderin e ndaluar.

Pastaj, e dërgoi ushtrinë për në Meken e nderuar, të cilën e rrethuan (bllokuan). Vdiç Jezidi dhe Meka ishte e rrethuar, e gjithë kjo ishte agresive dhe pa drejtësi që ishte bërë me urdhrin e tij.

Për ketë arsye, bindja e Ehlus-Sunetit dhe prijësve të këtij Umeti është që mos të shahet e as mos të mallkohet.

Salih ibën Ahmed ibën Hanbel, Allahu i mëshiroftë të dytë, ka thënë: I thash babait tim, disa njerëz thonë: Ata e duanë Jezidin.

Babai me tha: O biri im! A e do Jezidin ai që beson në Allahun dhe ditën e fundit? Atëherë, i thash: O babai im! Pse nuk e mallkon? Me tha: O biri im! Kur e ke pa babën tënd duke mallkuar dike?

Transmetohet prej tij Salih së i kishte thënë babait të vet, imam Ahmedit: A e shkruan hadithin e transmetuar prej Jezid ibën Muavije? Kishte thënë: Jo, dhe s’kemi respekt, a nuk është ai i cili ka vepruar ashtu me banorët e Medinës?

Pra, Jezidi tek dijetarët e myslimanëve është një mbret prej mbretërve.

Nuk e duanë siç i duanë njerëzit e mirë dhe miqtë e Allahut; por së, as nuk e shajnë, sepse, ata nuk e dëshirojnë mallkimin e myslimanit të caktuar, bazuar në atë që e ka transmetuar Buhariu në koleksionin e tij të saktë nga Umer ibnul-Hatabi radijAllahu anhu: “Një njeri me emrin Himar kishte konsumuar shumë alkool dhe sa herë që e sillnin tek Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e rrihte. Një njeri tha: Allahu e mallkoftë! Sa shumë herë e sjellin tek Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem (për këtë gjë)! Atëherë, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: Mos e mallko! Sepse, ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij!”.

Me gjithë këtë, disa nga Ehlus-Suneti e lejojnë mallkimin e tij, sepse, kanë bindjen që ai ka bërë pa drejtësi deri në atë masë, gjë që e shkaktojnë mallkimin e vepruesit të tij.

Disa të tjerë e duanë, sepse, ai është mysliman dhe e ka marrë pushtetin në kohën e sahabëve, si dhe sahabët ia kanë dhanë besën.

Dhe thonë: Nuk është vërtetuar prej tij ajo që flitet për të dhe ai ka pas punë të mira apo ka bë ixhtihad (përpjekje, studim) gjatë veprimit të tij.

Kurse, e vërtetë është ajo që e ndjekin prijësit (imamët): Që ai nuk veçohet me dashuri e as me urrejtje.

Megjithatë, në qoftë së ai ka qenë mëkatarë apo zullumqarë, Allahu ia falë mëkatarit dhe zullumqarit, posaçërisht kur ai bën punë të mira të mëdha.

Veç së e ka transmetuar Buhariu në koleksionin e tij të saktë një hadith nga Ibën Umer, radijAllahu anhuma, që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ushtria e parë që lufton në Konstantinopojë (Stamboll) është e falur”.

Pra, ushtria e parë që ka luftuar në Konstantinopojë, prijës i saj ka qenë Jezid ibën Muavije, e me të ka qenë Ebu Ejub elEnsariu radijAllahi anhu.

Ndodh që të ngatërrohet Jezid ibën Muavije me axhën e tij, Jezid ibën Ebi Sufjan. Por së, Jezid ibën Ebi Sufjan ka qenë prej sahabëve, ka qenë prej të dalluarve në mesin e tyre si dhe më i miri në mesin e familjes Harb. Ishte një nga prijësit e Shamit, të cilët i kishte dërguar Ebu Bekri radijAllahu anhu në çlirimet e Shamit. Kishte ecur Ebu Bekri pranë tij dhe e këshillonte duke e inkurajuar (për udhëtimin e tij për në Sham).

Atëherë, Jezid ibën Ebi Sufjan i tha: O halifja i të Dërguarit të Allahut! Ose hip ose po zbres unë! Atëherë, Ebu Bekri radijAllahu i tha: Nuk hipi e as ti nuk zbret, sepse, unë shpresoj tek Allahu që hapat e ecjes sime të jenë në rrugën e Allahut.

Pasi që vdiq Jezid ibën Ebu Sufjan radijAllahu anhu, pas çlirimit të Shamit gjatë hilafetit të Umerit radijAllahu anhu, Umeri e caktoi si prijës në vend të tij vëllanë e tij, Muavijen radijAllahu anhu.

Pastaj, Muavijes radijAllahu anhu i lindi Jezidi gjatë kalifatit të Uthman ibën Affan radijAllahu anhu, pastaj, qëndroi Muavija radijAllahu anhu deri sa ndodhi çfarë ndodhi.

Pra, është obligim që mos të zgjerohem në ketë çështje. Dhe të largohemi nga përmendja e Jezid ibën Muavijes, e as mos t’i testojmë myslimanët me të. Sepse, kjo është nga çështjet e bidatit që është në kundërshtim me Ehlus-Sunetin dhe Xhematin, sepse, kjo shkakton që disa njerëz nga injorantët të krijojnë bindjen së Jezid ibën Muavije është nga sahabët dhe nga njerëzit e mëdhenj të mirë, si dhe nga prijësit e drejtë, kurse, ky është gabim i qartë.

Shejhul-Islam, Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë!
(Mexhmu-ul-Fetawa 3/412-415;Versioni elektronik)

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Back to top button