Falja e dy rekateve

Falja e dy rekateve pas abdesit është sunet!

• Pyetësi:

Në hadithin e Bilallit (radijAllahu anhu), në të cilin e kishte pyetur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Përse i dëgjoj hapat e tu duke ecur në Xhenet?!”

• Shejhu:

Cila është pyetja në lidhje me këtë hadith?

• Pyetësi:

A duhet të bazohemi në të dhe ta praktikojmë këtë vepër nëse kemi mundësi, hadithi: “Përse i dëgjoj hapat e tu duke ecur në Xhenet?!” Dhe ai ka thënë: “Nuk ka ndodhur ta prishë abdesin, veçse kam marrë abdes dhe jam falur aq sa ka dashur Allahu?!” 

• Shejhu:

Po, veprohet me këtë hadith, dhe atë e ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mirëpo në hadith nuk ceket me këtë tekst, por teksti i tij është; Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Bilall, mbrëmë hyra në Xhenet dhe dëgjova hapat e tu duke ecur para meje, çfarë ke vepruar?!”

Ai tha: “O i Dërguar i Allahut, nuk e di! Por, nuk ka ndodhur ta prish abdesin, e pastaj kam marr abdes përseri, e pas abdesit i kam falë dy rekate!” 

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Për këtë arsye?!” 

Nga ky hadith është bazuar falja e dy rekateve të abdesit. Prandaj është e pëlqyer për çdo musliman, që pasi merr abdes, ta pasojë atë me faljen e dy rekateve!

~ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!

| elHuda uenNur 97 |

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button