Dhjetëshja më e vlefshme e Ramazanit

“Dhjetëditëshi i mesëm është më i vlefshëm se dhjetëditëshi i parë. Kurse dhjetëditëshi i fundit është më i vlefshëm se dhjetëditëshi i mesëm. Këtë e vëren zakonisht si një rregull të përgjithshëm: kohët me vlerë, fundi i tyre është më i mirë se fillimi i tyre. Në ditën e xhumasë, pasditja është më e vlefshme se fillimi i ditës. Në ditën e Arafatit, pasditja është më e vlefshme se fillimi i saj.

Urtësia në këtë, Allahu e di më së miri, është se shpirtrat, kur e nisin një punë, mund të lodhen dhe të mërziten; prandaj janë nxitur me vlerën e pjesës së fundit të kohës ndaj fillimit të saj, që të gjallërohen dhe të vazhdojnë në punë të mira.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Lika esh-Shehrij 4/71)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button