Dhjetëshja më e vlefshme e Ramazanit

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Dhjetëditëshi i mesëm është më i vlefshëm se dhjetëditëshi i parë.

Kurse dhjetëditëshi i fundit është më i vlefshëm se dhjetëditëshi i mesëm.

Këtë e vëren zakonisht si një rregull të përgjithshëm: kohët me vlerë, fundi i tyre është më i mirë se fillimi i tyre.

Në ditën e xhumasë, pasditja është më e vlefshme se fillimi i ditës.

Në ditën e Arafatit, pasditja është më e vlefshme se fillimi i saj.

Urtësia në këtë, Allahu e di më së miri, është se shpirtrat, kur e nisin një punë, mund të lodhen dhe të mërziten; prandaj janë nxitur me vlerën e pjesës së fundit të kohës ndaj fillimit të saj, që të gjallërohen dhe të vazhdojnë në punë të mira.

(Lika esh-Shehrij 4/71)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button