Devotshmëria e babait të AbdUllah ibnul-Mubarek
elMubarek ibën Uedih punonte në një kopsht me pagesë. Një ditë prej ditësh erdh pronari i kopshtit dhe i tha: Ma sjell një shegë të ëmbël!
Shkoj elMubarek tek një pemë dhe e murr një shegë. Kur ia solli pronarit të kopshtit, e hapi dhe kur e shijoi ishte e ithët! U zëmërua në të dhe i tha: E kërkoj të ëmbël e ti ma sjell të ithët? Ma sjell një të ëmbël!
Prapë shkoi elMubarek dhe e murr një shegë nga një pemë tjetër. Kur e hapi, prapë ishte e ithët, u zëmërua edhe më shumë.
Kështu veproi edhe në herën e tretë, prapë kur e shijoi ishte e ithët! Pas kësaj i tha: “Ti, a nuk bën dallim mes asaj që është e ëmbël dhe e ithtë?
elMubarak tha: Jo!
Ai tha: E si kështu?
elMubarek tha: Nuk kam hëngër asgjë nga ky kopsht që ta di cila është e ëmbël e cila e ithët!
Ai tha: Pse nuk ke hëngër?
elMubarek tha: Sepse, ti nuk me jepe leje që të ha prej tij (kopshtit)!
Pronari i kopshtit u mahnit me këtë. Pyeti për të dhe e vërtetoj se ashtu është realiteti. Në sytë e tij elMubarek kishte respekt dhe kishte vlerë. Pronari i kopshtit kishte një vajzë dhe shumë veta e kishin kërkuar dorën e saj, andaj i thotë: O Mubarek, për kënd mendon që mund të martohet kjo vajzë?
elMubarek tha: Njerëzit në kohën e injorancës i martonin vajzat duke llogaritur në prejardhje, çifutet për pasuri, krishterët për bukuri, kurse ky umet për fe!
Pronari i kopshtit u mahnit nga mendjemprehtësia e tij, pastaj shkoj dhe i tregoj për të gruas së vet dhe i tha: “Nuk shoh burrë për vajzën pos elMubarekut”.
E martoj vajzën e vet me elMubarek, e prej tyre lindi AbdUllah ibnul-Mubarek, Allahu i mëshiroftë!
(Uefejetul-‘Ajan 3/33)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj