Cila është mënyra për të mbrojtur shtëpitë myslimane nga dëmet e magjisë dhe për t’u mbrojtur nga magjistarët dhe fallxhorët?

Cila është mënyra për të mbrojtur shtëpitë myslimane nga dëmet e magjisë dhe për t’u mbrojtur nga magjistarët dhe fallxhorët?

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është që njeriu ta lidhë zemrën e tij me Zotin e vet, t’ia dorëzojë çështjen Atij dhe ta realizojë mbështetjen (tevekulin) e plotë në Allahun Fuqiplotë.

Po ashtu, të bëjë dhikret dhe lutjet e ligjshme sipas sheriatit, me të cilat njeriu e mbron veten dhe e ruan atë nga e keqja e këtyre (magjistarëve dhe fallxhorëve).

Ajo që është shtuar te njerëzit kohët e fundit nga ana e magjistarëve, ziliqarëve dhe të ngjashëm me ta, është si pasojë e shkujdesjes së tyre në raport me Allahun, dobësisë së mbështetjes (tevekulit) së tyre te Ai dhe të përmendjes së rrallë të dhikreve dhe lutjeve të ligjshme, me të cilat do të ishin të mbrojtur.

Përndryshe, ne e dimë se dhikret dhe lutjet e ligjshme janë një mburojë e fortë, më e fortë sesa diga e Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit, por për fat të keq shumë prej njerëzve nuk dinë asgjë rreth tyre.

E edhe nëse ndonjëri di për to, shpesh është i pakujdesshëm.

E edhe nëse i lexon, zemra e tij nuk është e pranishme (nuk ka përqendrim), dhe e gjithë kjo është mangësi.

Sikur njerëzit t’i përdornin këto dhikre dhe lutje ashtu siç ka ardhur në Sheriat (ligjin islam), ata do të shpëtonin nga shumë të këqija.”

| Burimi: Xhuzi Amme f. 354 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button