Arsyeja pse kërkonte falje Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, megjithëse Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet?

Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Nëse dikush thotë: “Meqë Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, përse ai urdhërohet të kërkojë falje?”
Atij i thuhet:
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e thoshte këtë lutje:
‘Zoti im, më fal gabimin tim, padijen time, tejkalimin tim në çështjet e mia, dhe çdo gjë tjetër që Ti e di më mirë se unë.
O Allah, më fal të gjitha mëkatet e mia: ato që i kam bërë me qëllim ose pa qëllim, qoftë në formë serioziteti apo shakaje – sepse të gjitha këto janë prej meje
O Allah, më fal çfarë kam bërë më parë dhe çfarë do të bëj më pas, çfarë kam fshehur dhe çfarë kam bërë haptas.
Ti je Ai që e ke në dorë fillimin dhe fundin, dhe Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë.’
Kështu, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk kërkonte falje për mëkat në vetvete, por ngaqë e konsideronte të madhe mirësinë që Allahu i kishte dhënë, dhe e shihte veten si të pamjaftueshëm për ta falënderuar Allahun siç duhet për këtë begati, prandaj këtë (pamundësi) e shihte si mëkat.
| el-Xhamiu li Ahkemil-Kur’an 20/233 |
elBirmaviu (Muhamed ibën Abdudeim 831h), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ai (Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem) e ka thënë këtë për të mësuar umetin se çfarë duhet të thonë; përndryshe, ai është i pagabueshëm nga të gjitha këto. Ose e ka thënë nga modestia, ose e ka konsideruar lënien e më të mirës si mëkat, ose mund të jetë për atë që ka ndodhur para pejgamberisë, ose sepse lutja është adhurim.”
(elLamius-Sahih bi Sher’hi elXhamius-Sahih 15/426
Përktheu: Besim Gjelaj
Lutja arabisht:
رَبِّ اغْفِرْ لِي خَطِيئَتِي وَجَهْلِي ، وَإِسْرَافِي فِي أَمْرِي كُلِّهِ ، وَمَا أَنْتَ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي خَطَايَايَ ، وَعَمْدِي وَجَهْلِي وَهَزْلِي ، وَكُلُّ ذَلِكَ عِنْدِي ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ ، وَمَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ ، أَنْتَ المُقَدِّمُ وَأَنْتَ المُؤَخِّرُ ، وَأَنْتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ