Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë

Ndodh që njerëzit kohë pas kohë, duke u argëtuar, ta harrojnë Allahun! E kur ta hapin Kur’anin, e gjejnë emrin e të Madhërishmit Allah, në shumicën e ajeteve!

“Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë…”

| Bekare 257 |

“Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, të Gjallit, Mbajtësi i gjithçkaje …”

| Bekare 255 |

Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij! Ai është Allahu! Ai është Allahu! Ai është Allahu! Ai është Allahu! Po! Vërtetë kjo jetë është bërë që ne t’i përulemi Allahut, kurse çdo tjetër pos kësaj është mjet përmes të cilit e realizojmë atë!
Kurse, Kur’ani na udhëzon, na largon nga preokupimi i dynjasë dhe vështirësitë e saj për tek Allahu.

“Vraponi për tek Allahu…”

| Dharijat 50 |

“…Me të vërtetë, unë jam për ju paralajmërues i hapur”

| Nuh 2 |

Pra, për shkak të kësaj çështje të rëndësishme, në shumë ajete është pohuar Teuhidi errRrububijeh, njohja e Krijuesit, Furnizuesit, i Cili jep jetë dhe merr jetë, dhuron dhe ndalon, disa i ulë e disa i ngrit!

Ai jep strehim dhe mbrojtje dhe askush s’mund të mbrohet prej Tij, sepse disa njerëz në këtë dynja mendojnë, apo ndoshta mendojnë- ose atyre ju vjen shejtani dhe i bën që të mendojnë së njerëzimi ka çdo gjë në dorën e vet! Assesi! Ai në dorën e të Cilit është çdo gjë, është Allahu, i Vetëm! Kurse, njerëzit janë vetëm mjete, veprojnë diçka apo nuk mund ta veprojnë! Për këtë arsye, në qoftë se e shihni në Kur’an përmendjen e Allahut, përsëriteni atë (sa më shumë), sepse kjo i eviton papastërtitë e dynjasë nga zemra!

| Shejh Salih Ali Shejh, Allahu e ruajttë! |
Përktheu: Besim Gjelaj

https://youtu.be/dAjPZKUHUg0

Artikuj të lidhur

Back to top button