A t’ju tregoj kush janë banorët e Xhenetit?
Harithe ibën Vehbi radijAllahu anhu, ka treguar se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“A t’ju tregoj kush janë banorët e Xhenetit? Çdo njeri i dobët dhe i modest, që nëse betohet në Allahun, Ai ia përmbush betimin.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kjo nënkupton se nga shenjat e banorëve të Xhenetit është që njeriu të jetë modest dhe i thjeshtë – të mos i japë rëndësi pozitës, famës apo gradave të kësaj bote. Ai është modest në thelb, larg dëshirës për dukje apo ngritje shoqërore, sepse qëllimi i tij është të ketë vlerë te Allahu, jo tek njerëzit. Për të, më e rëndësishmja është që të jetë i nderuar te Zoti i tij, jo të jetë i lavdëruar në mesin e popullit.
Për këtë arsye, ata që janë të përqendruar te bota tjetër nuk shqetësohen për humbjet e kësaj bote: nëse u vjen diçka prej saj, e pranojnë; nëse nuk u vjen, nuk mërziten, sepse e dinë se çfarëdo që Allahu ka caktuar, do të ndodhë, dhe çfarë nuk ka caktuar, nuk do të ndodhë. Të gjitha çështjet janë në Dorën e Allahut.
| Sher’h Rijadus-Salihinë 3/47-48 |
Përktheu: Besim Gjelaj