A lejohet për gruan

A lejohet për gruan me cikël të lexojë Kur’an?!

Pyetja:

A lejohet për gruan me cikël leximi i Kur’anit dhe prekja e tij?

Përgjigja:

Nuk ka diçka në Kur’an dhe as në Sunet, diçka që e ndalon gruan me cikël dhe atë që është xhunub nga prekja e Kur’anit dhe leximi i tij. Madje, ne gjejmë rregulla dhe parime që aludojnë të kundërtën e saj, e ajo është se lejohet. Sepse prej atyre parimeve që përmes tyre rrjedhin degëzimet e që janë të shumta, është fjala e tyre (e dijetarëve):

“Parimisht gjërat janë të lejuara!”

Në këtë është edhe prekja dhe leximi i Kur’anit, pra të dyja në parim janë të lejuara, prandaj nuk lejohet dalja nga ky parim, përveç se me argument të prerë nga Kur’ani dhe Suneti i saktë.

Në përgjithësi, nuk ka as në Kur’an dhe as në Sunet ndonjë argument që e ndalon atë që është xhunub nga prekja dhe leximi i Kur’anit, gjithashtu edhe gruan me cikël. Madje, gjejmë shumë transmetime në sunet që e fuqizon këtë parim për këtë çështje!

Si p.sh.: Muslimi shënon në koleksionin e tij nja hadith nga Aishja radijAllahu anha, që ka thënë:

“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka përmend Allahun në gjitha gjendjet e tij”, kjo është përfshirje e përgjithshme që e ka cekur Aishja në hadithin e saj, përfshinë të gjitha gjendjet dhe rastet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, qoftë i pastër apo i pa pastër, qoftë me abdes dhe gusull apo pa abdes dhe pa gusull.

Dhe ajo që e fuqizon këtë është kuptimi i përgjithshëm i këtij hadithi, hadithi i Aishes, që ajo vet na ka treguar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem zgjohej nganjëherë xhunub si shkak i ejakulimit në gjumë, gjatë Ramazanit, hynte koha e sabahit dhe ai ishte xhunub, e fillonte agjërimin, pastaj merret gusull.

Aspekti i të argumentuarit për këtë:

Ne e dimë nga hadithet tjera gjithashtu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk flinte derisa e lexonte suren Mulk, gjithashtu nuk flinte në të shumtën e netëve të tij pa e lexuar suren Muzemil. Gjithashtu disa hadithe që inkurajojnë për leximin e ajetul-kursis, si dhe të ngjashme nga dhikret që janë shënuar në librat e dhikrit.

Si dhe, nuk ka ndonjë gjë që aludon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në atë natë që ka fjetur xhunub nuk e ka lexuar atë që e ka bërë legjitime për njerëzit, që ta kryejnë atë (dhikrin dhe suret) kur shtrihen për ta bërë gjumin e tyre.

| Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë! |

| Muteferrikat 226 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Back to top button