A e di…

Se toka e Arabisë Saudite konsiderohet si zemra dhe baza e Islamit në ditët tona, dhe kjo është ndër arsyet pse ajo nuk ka rënë nën kolonializëm, falënderimi i takon Allahut.

Dhe se ajo që ndodh aty nga trazirat dhe çrregullimet, shpesh vjen si pasojë e veprimeve të njerëzve të prishur (çrregullues) nga ndjekësit e grupeve dhe partive që pretendojnë se përfaqësojnë Islamin.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka treguar për këtë.

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij (nr. 2889) nga Theubani radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Vërtet Allahu ma mblodhi tokën dhe unë pashë lindjet dhe perëndimet e saj. Sundimi i umetit tim do të arrijë deri aty sa më është treguar. M’u dhanë dy thesaret: i kuqi dhe i bardhi. Dhe unë i kërkova Zotit tim për umetin tim që të mos i shkatërrojë me një fatkeqësi të përgjithshme dhe të mos u japë pushtet mbi ta ndonjë armik nga jashtë vetes së tyre që ta shkatërrojë themelin e tyre.

Zoti im tha: O Muhamed, kur Unë vendos diçka, ajo nuk kthehet mbrapsht. Unë të kam dhënë për umetin tënd që të mos i shkatërroj me një fatkeqësi të përgjithshme dhe të mos t’i jap pushtet mbi ta ndonjë armiku nga jashtë tyre që ta shkatërrojë themelin e tyre, edhe sikur të bashkohen kundër tyre të gjithë ata që janë në skajet e tokës; apo ka thënë: ata që janë mes skajeve të tokës – derisa disa prej tyre të shkatërrojnë njëri-tjetrin dhe të robërojnë njëri-tjetrin.”

Sqarim i shkurtër i kuptimeve:

“Ma mblodhi tokën” – do të thotë se toka u mblodh dhe u palos për të, derisa e pa të gjithën..

“Dy thesaret” – thesari i romakëve (ari) dhe i persianëve (argjendi).

“Fatkeqësi e përgjithshme” – si thatësirë, uri dhe vështirësi që i shkatërron myslimanët.

“Themeli i tyre (veza e tyre)” – këtu “veza” nënkupton bazën dhe thelbin. Dihet se baza e Islamit dhe vendqëndrimi i tij është në Gadishullin Arabik, në Mekë dhe Medinë.

Kuptimi i hadithit është se nuk do të ketë një armik të jashtëm që i zhduk plotësisht muslimanët dhe bazën e tyre. Kjo është tek fjala e tij salAllahu alejhi ue selem:

“Nga jashtë tyre që ta shkatërrojë themelin e tyre, edhe sikur të bashkohen kundër tyre të gjithë ata që janë në skajet e tokës; apo ka thënë: ata që janë mes skajeve të tokës – derisa disa prej tyre të shkatërrojnë njëri-tjetrin dhe të robërojnë njëri-tjetrin.”

Kuptimi i saj është: se nuk do të sundojë mbi banorët e atyre vendeve, ku është baza, bashkësia dhe qendra e Islamit, ndonjë armik i huaj, përveç nëse ndodh diçka nga vetë ata, kështu që disa prej tyre do të sundojnë mbi të tjerët…dhe si pasojë e kësaj do të kryhet derdhja e gjakut mes tyre, duke u shkatërruar njëri-tjetri dhe duke robëruar njëri-tjetrin.

Megjithatë, vihet re se edhe me këtë sundim (të brendshëm), baza e Islamit nuk do të zhduket me lejen e Allahut. Sepse, siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në hadithin që e transmeton Buhariu (nr. 3640) dhe Muslimi (nr. 1921) nga Mugire ibën Shu’be:

“Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im që do të jetë i dukshëm (në të vërtetën), derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata do të jenë të dukshëm.”

Kjo – dhe Allahu e di më së miri – është nga ato që ka njoftuar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe ka ndodhur ashtu siç ka treguar ai. Disa mendojnë se armiqtë e Islamit, veçanërisht fuqitë kolonialiste si Britania e Madhe, e kanë kuptuar këtë dhe kanë punuar për të përhapur përçarje në mesin e muslimanëve, duke mbështetur grupe dhe ide të devijuara.

Prandaj, pasojat e këtyre veprimeve janë të dukshme… dhe do të bëhen edhe më të qarta.

Muhamed Bazmul, Allahu e ruajttë!

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button