Gjynahu që të afron me Xhenetin

Madje, përgëzim për të, siç ka thënë Seid ibën Xhubejri, Allahu e mëshiroftë. Ai njëherë ka thënë: “Vërtet, njeriu mund të hyjë në Xhenet për shkak të një gjynahu, dhe mund të hyjë në Zjarr për shkak të një vepre të mirë.

Kjo është në kundërshtim me atë që ndodh zakonisht. E pyetën: O Ebu Muhammed, si është kjo?
Ai tha: “Një njeri bën një gjynah dhe ai gjynah i mbetet gjithmonë para syve; qan për të, kërkon falje dhe shton veprat e mira, nga frika se do të dalë para Allahut. Kështu, ky gjynah bëhet shkak që ai të hyjë në Xhenet, pas mëshirës së Allahut.
Allahu më mëshiroftë mua dhe juve me mëshirën e Tij.

Dhe njeriu mund të hyjë në Zjarr për shkak të një vepre të mirë”. Allahu na ruajttë!
E pyetën: Si? Ai tha: Mahnitet me të.

Domethënë, e gjen veten duke thënë: “Unë bëra këtë dhe këtë…” Pastaj e kap vetëpëlqimi, dëshira për lavdërime dhe lëvdata nga njerëzit, si dhe syefaqësia; dëshiron të shfaqet dhe të bëhet i njohur, që njerëzit të tregojnë me gisht nga ai.
Kështu, ajo vepër bëhet shkak, Allahu na ruajttë, për dënimin e tij.

E lusim Allahun për falje dhe shpëtim.

Shejh Ali ibën Zejd elMed’halij, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button