Prej xhinëve ka të tillë që mund të jenë shkak për disa sëmundje

Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Një grua u sëmur me kancer në gjirin e saj të djathtë. Mjekët vendosën se ishte e nevojshme heqja e tij dhe ajo u operua.

Pas një kohe, dhimbja iu kthye në gjirin e majtë. Pas analizave, mjekët konstatuan se ishte përsëri kancer dhe vendosën se duhej hequr edhe ai.

Familja e saj u shqetësua dhe iu drejtua mjekimit me Kur’an. Pas leximit mbi të, xhini foli përmes saj dhe tregoi se ai ishte shkaku i kësaj sëmundjeje. Ai gjithashtu tha se kishte synuar ta godiste edhe në gju, ashtu siç kishte bërë me gjinjtë.

Përmes leximit të Kur’an-it (rukjes), xhini doli prej saj dhe dhimbja iu largua. Kur analizat u përsëritën, ajo doli plotësisht e shëndoshë.”

(Mexh’mu‘ Fetaua, 8/364)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button