Murxhiat dhe qëndrimi i tyre ndaj imanit
“Irxhaja, në kuptimin gjuhësor, do të thotë vonesë ose shtyrje. Allahu i Lartësuar thotë:
قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَأَرْسِلْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ
“Ata thanë: “Mbani pak mënjanë atë dhe vëllanë e tij dhe dërgoni nëpër qytete lajmëtarë që të tubojnë” (A’raf: 111)
Murxhiat u quajtën me këtë emër, sepse e vonuan veprën në raport me imanin, duke thënë se vepra nuk është pjesë përbërëse e imanit. Më pas, murxhiat u ndanë në disa grupe:
- Një grup thotë se imani është vetëm njohje.
- Një grup thotë se imani është vetëm besimi me zemër.
- Një grup thotë se imani është vetëm shqiptim me gjuhë.
- Një grup thotë se imani është vetëm shqiptim me gjuhë dhe besim me zemër.
Ata dallojnë mes tyre në shkallën e irxhasë, por janë të gjithë të një mendimi se veprat nuk janë pjesë përberëse e imanit.”
Shejh Abdurr-Rrezzak el-Bedër, Allahu e ruajttë,
(Et-Tuh’fetus-Senijjeh, Sher’h Mandhumeti Ibën Ebi Davud el-Haijjetu, f. 101)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.