Të pijë ujë apo të falet fillimisht?!
Nëse në xhami ndodhet ftohësja e ujit dhe një person hyn në xhami me qëllim që të pijë ujë, lind pyetja:
A duhet të pijë ulur apo në këmbë?
Nëse ulet për të pirë, bie ndesh me fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, të mos ulet derisa të falë dy rekate.”
E nëse pi në këmbë, atëherë ka lënë atë që është më e plotë dhe më e preferuar, pasi pirja ulur është më e mirë.
Ne themi:
Më e preferueshme është që të pijë në këmbë, sepse ulja para faljes së dy rekateve të përshëndetese së xhamisë (Tehijjetul-Mesxhid) është, sipas disa dijetarëve, e ndaluar (haram). Ndërsa pirja e ujit në këmbë është çështje më e lehtë.
Prandaj, le të pijë ujë në këmbë, e më pas të shkojë dhe të falë dy rekatet e Tehijjetul-Mesxhidit.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Sher’h Rijadus-Salihin (2/606–610).
Përktheu: Besim Gjelaj