Cila është fitneja që nuk lë shtëpi prej arabëve pa hyrë në të?

Transmetohet në një hadith të saktë se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Pastaj do të vijë një fitne që nuk do të mbetet asnjë shtëpi prej arabëve pa hyrë në të.” (Buhariu, nr. 3176)

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, duke e komentuar këtë thotë:

“Është një fitne e përgjithshme që hyn nëpër shtëpi. Allahu e di më së miri, por mendoj se sot ajo përfaqësohet nga mjetet e informimit dhe interneti. Ato i përcjellin këto të këqija dhe ua fusin njerëzve në shtëpitë e tyre.

Ti nuk ke shkuar tek ato, por ato kanë hyrë tek ti. Ti je i shtrirë në shtratin tënd dhe e ke pranë vetes këtë “idhull”, të cilin e lëviz me dorë, e ai të sjell çdo të keqe dhe çdo sprovë.”

(Ehadithul-Fiten uel-Hauedith, 22/08/1430 h.)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button