Agjërimi i ditës se Ashures
Nuk ka argument që aludon se është e pëlqyer që kur të agjërohet dita e Ashures, të agjërohet një ditë para saj dhe një ditë pas saj. Adhurimi bazohet në argumente të përcaktuara nga Sheriati, ndërsa hadithi i transmetuar për këtë është i dobët. E pëlqyeshme është të agjërohet dita e nëntë së bashku me të dhjetën, kurse e lejuar është që të agjërohet vetëm dita e dhjetë.
1.Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kategoritë e agjërimit të Ashures janë dy:
E para: të agjërohet Ashureja dhe para saj dita e nëntë.
E dyta: të agjërohet vetëm Ashureja.
Ndërsa hadithi: ‘Agjëroni një ditë para saj dhe një ditë pas saj’ është i dobët.”
(Huda uen-Nur, nr. 337)
2.Kur është pyet shejhu Abdul-Muhsin al-Abbad, Allahu e ruajttë:
A është e saktë se forma më e mirë e agjërimit të Ashures është që njeriu të agjërojë një ditë para saj dhe një ditë pas saj?
Ai është përgjigj:
“Këtë e kanë thënë disa dijetarë, por ne nuk dimë ndonjë argument që aludon për këtë.”
(Sher’h Sunen Ebi Davud, 23/468)
Përktheu: Besim Gjelaj