Pse po ikën nga namazi?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Është për t’u çuditur me birin e Ademit, se si luan shejtani me të!

Ai qëndron para Allahut të Lartësuar, i lutet Atij, afrohet tek Ai me fjalët e tij, me lavdërim ndaj Tij dhe me lutje; pastaj duket sikur dikush është duke e ndjekur në namazin e tij, sikur ndonjë armik po e ndjek, saqë e sheh duke ikur prej namazit.

Pse?

Ti, sikur të qëndroje para një mbreti prej mbretërve të kësaj bote, i cili të flet dhe të drejtohet ty, edhe sikur të qëndroje me të dy orë duke folur, do ta kishe këtë të lehtë. Do të qëndroje në këmbë, pa kaluar nga rukuja në sexhde e pastaj në ulje, dhe do të gëzoheshe që ky mbret po të flet, edhe nëse do të rrinte me ty për një kohë të gjatë.

E si është puna kur ti po i drejtohesh Zotit tënd, i Cili të krijoi, të furnizoi, të forcoi dhe të përgatiti; po i drejtohesh Atij, e megjithatë nxiton të dalësh prej namazit me këtë nxitim?!”

(Sher’h Rijadus-Salihn, 1/400)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button