Si e morën Sejjid Kutbin për imam dhe ripërtëritës?!

“Është për t’u habitur, madje habi shumë e madhe, me kutbijtë: si e marrin Sejjid Kutbin për imam dhe ripërtëritës?! Ndërkohë ai ka rënë në shumë lloje të devijimit:

  • ka pohuar vahdetul-vuxhud (panteizmin);
  • ka pohuar hululin (se Krijuesi futet në krijesa);
  • ka pohuar akiden xhebrije (mohimi i zgjedhjes së njeriut dhe pretendimi se ai është i detyruar plotësisht në veprat e tij);
  • ka mohuar cilësitë e Allahut;
  • ka thënë se Kur’an-i është i krijuar;
  • ka thënë se Allahu nuk flet;
  • ka mohuar se besimtarët do ta shohin Allahun në Ahiret;
  • ka nënvlerësuar mrekullitë (mu’xhizet) e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem;
  • e ka bërë tekfir tërë umetin;
  • i ka konsideruar xhamitë e tij si faltore të xhahilijetit;
  • dhe bëri thirrje për një socializëm të skajshëm…e të tjera devijime akaidore dhe ideologjike në të cilat ka rënë.

Madje edhe në pamjen e tij, si rruajtja e mjekrës, si dhe në veshjen e tij, ai imitonte armiqtë e Islamit dhe u përngjante atyre. Atëherë, mbi çfarë baze islame e morën atë për imam dhe e konsideruan ripërtëritës?!”

Shejh Rebi’ el-Med’hali, Allahu e mëshiroftë,
(Meta‘in Sejjid Kutub fi As’habi Resulil-Lah, f. 174)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button