Lutja e të shtypurit që e ndëshkoi një ministër

Ka përmendur Ibën Akil el-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë: Se një ministër i bëri padrejtësi një njeriu, dhe ai i tha:

“Frikësoju Allahut dhe hiq dorë nga unë, përndryshe do të lutem kundër teje tek Allahu i Lartësuar.” Ministri iu përgjigj: “Lutu si të duash!” Nuk kaluan shumë ditë dhe ministri u arrestua dhe u ndëshkua rëndë. Atëherë njeriu i shkroi këto dy vargje: “Shigjetat e natës nuk ndalen, por ato kanë një afat dhe përfundim. A po tallesh me lutjen dhe e nënvlerëson atë? Mendo se çfarë të ka sjellë ky mallkim!”

(El-Funun, 2/574)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button