A është haxhi obligim që duhet kryer menjëherë?
Pyetja:
A është haxhi obligim që duhet kryer menjëherë (pa vonesë), apo lejohet të shtyhet?
Përgjigjja:
Mendimi më i saktë nga fjalët e dijetarëve është se haxhi duhet kryer menjëherë (pa e vonuar). Kjo për shkak të fjalës së të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem:
“Kush lëndohet (p.sh. i thyhet ndonjë gjymtyrë) ose çalon, atëherë ai lirohet (nga vazhdimi i udhëtimit në haxh), por e ka për detyrë ta kryejë haxhin vitin tjetër.”
Sa i përket hadithit:
“Kush dëshiron të bëjë haxhin, le të nxitojë”, porse ky hadith, mesa di unë, ai është i dobët (daif).
Shejh Mukbili, Allahu e mëshiroftë!
(Ixhabetus-Seeil, fq. 127)
Përktheu: Besim Gjelaj