Askënd nuk duhet pasuar verbërisht!

Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk i bëhet detyrim askujt që të ndjekë verbërisht medh’hebin e një njeriu prej umetit, duke marrë të gjitha mendimet e tij dhe duke lënë mendimet e të tjerëve.

Kjo është një bidat (risi) e shëmtuar që ka ndodhur në ummet, të cilën nuk e ka thënë asnjë prej imamëve të Islamit.

Ata janë në një shkallë më të lartë, me pozitë më të madhe dhe më të ditur për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, sesa që t’i detyrojnë njerëzit për një gjë të tillë.

Edhe më larg (nga e vërteta) është fjala e atij që thotë: i bëhet detyrim të ndjekë medh’hebin e një dijetari të caktuar.

Edhe më larg se kjo është fjala e atij që thotë: i bëhet detyrim të ndjekë njërin prej katër medh’hebeve.

SubhanAllah, çudi e madhe! U zhdukën medh’hebet e sahabëve të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, medh’hebet e tabi’inëve dhe të pasuesve të tyre, si dhe të gjithë imamëve të Islamit, dhe u shuan tërësisht – ndërsa mbetën vetëm katër medh’hebe nga të gjithë imamët dhe dijetarët!”

(A‘lamu el-Muvekki‘iinë 5/18)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button