Irani i sotëm dikur ishte Ehlu Suneh!

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, duke përshkruar vendet Perse (Iranin), ka thënë:

“Vendet e tyre janë ndër më të fortifikuarat dhe më të mirat; nuk mund të pushtohen lehtë. Ata janë Ehlu Sunet dhe shumica e tyre janë hanbelij, dhe një bidatçi nuk mund të jetojë në mesin e tyre.”

(Bidaje uen-Nihaje 14/50)

-Vendet e Persisë dikur ishin një faqe e ndritshme në historinë e botës islame; një tokë prej së cilës dolën dijetarë, fukaha (juristë), muhadithinë dhe luftëtarë në rrugën e Allahut.

Nga ato vende dolën emra të mëdhenj që gdhendën vendin e tyre në kujtesën e Islamit, derisa Persia u bë një nga thesaret e qytetërimit islam në dije, fikh dhe xhihad.

Por rrota e historisë u rrotullua dhe gjendjet ndryshuan.

Me ngritjen e dinastisë Safevije në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, imazhi i vendit ndryshoi thellësisht, sepse u imponua me forcë rrafidizmi (shiizmi) el’ithna el-asherij, dhe ndodhën përplasje dhe përndjekje të gjera kundër dijetarëve dhe pasuesve të Ehlu Sunetit, derisa harta fetare e vendit ndryshoi rrënjësisht.

Kështu, një tokë që dikur, siç e përshkroi Ibën Kathir, dominohej nga hanbelinjtë dhe Ehlu Suneti, u shndërrua në një realitet krejtësisht tjetër nga ai që ishte në shekujt e mëparshëm.

SubhanAllah, Allahu është Ai që i ndryshon gjendjet.

Sa mësime të thella mbajnë faqet e historisë për ata që meditojnë mbi to.

(Përkthim)

Artikuj të lidhur

Back to top button