Lutja jote për prindërit
“Lutja jote për prindërit e tu në namazin e teravive është më e mirë sesa të therësh për ta dhjetë deve.” E thënë nga dijetari, shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë! “Është përmendur nga disa sahabë radijAllahu anhum, se lënia e lutjes për prindërit ia ngushton jetesën fëmijës.” (Gidhaul-El-bab lis-Sefarinij, 1/300).
Vëmendje: Lutja për prindërit është prej mirësjelljes dhe mbajtjes së lidhjeve me ta.
Në hadith ka ardhur: “Kush dëshiron t’i zgjatet jeta dhe t’i jepet bereqet në furnizim (rizk), le ta mbajë lidhjen farefisnore.”
Prindërit janë baza dhe fillimi i farefisnisë; prej mirësisë ndaj tyre është edhe lutja për ta. Lënia e lutjes është lënia e lidhjes me ta; dhe kjo është më e denjë që Allahu ta shpejtojë dënimin përmes ngushtimit të jetesës.
Allahu është Ai që jep sukses.
Shejh Muhamed Bazmul, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.