Me çfarë është sunet të bëjë iftar agjëruesi?

Me çfarë është sunet të bëjë iftar agjëruesi?

Përgjigjja:

Suneti është që iftari të bëhet me rutab (hurma të freskëta); nëse nuk gjenden, atëherë me hurma të thata; e nëse nuk gjenden, atëherë me ujë.

Nga Enesit radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë:

“I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e bënte iftarin para se të falte namazin me disa hurma të freskëta; nëse nuk kishte hurma të freskëta, atëherë me hurma të thata; e nëse nuk kishte hurma të thata, pinte disa gllënjka ujë.” (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kjo është më e mira: hurma e freskët, pastaj hurma e thatë, pastaj uji. Nëse e bën iftarin me diçka tjetër, siç është: me ëmbëlsirë, me bukë apo me diçka tjetër, nuk ka problem. Çështja është e gjerë. Me rëndësi është që me perëndimin e diellit agjëruesi ta prishë agjërimin, sepse ka përfunduar koha e tij.

Suneti është që të hajë ose të pijë diçka nga ajo që i gjendet. Më e mira është me hurma të freskëta nëse ka; nëse jo, me hurma të thata; nëse jo, me ujë. Pastaj le të hajë çfarë të dëshirojë më pas.

Edhe nëse e bën iftarin me bukë, me ëmbëlsirë, me fruta apo me qumësht, të gjitha këto lejohen dhe nuk ka asnjë pengesë në këtë, falënderimi i takon Allahut.”

(Sher’h Rijadus-Salihin 222)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button