Si vepron imami që harron një rekat dhe si vepron musbuku (ai që ka hyrë namaz pasi imami e ka filluar namazin) në plotësimin e namazit

Pyetja:
Një imam ka falur namazin me xhemat dhe ka harruar një rekat. Ai ka dhënë selam, pastaj i është kujtuar menjëherë (ose e ka kujtuar xhemati). Ai është ngritur për ta plotësuar rekatin e munguar. A duhet ta ndjekë xhemati?
Dhe nëse mesbuku është ngritur për ta plotësuar atë që i ka mbetur nga namazi, a duhet të kthehet për ta ndjekur imamin?
Përgjigjja:
Nëse imami jep selam duke pasur mangësi në namaz për shkak të harresës, dhe pastaj i kujtohet brenda një kohe të shkurtër, atëherë është obligim për të që ta plotësojë atë që ka munguar nga namazi, pastaj të bëjë sexhden e harresës.
Është obligim për xhematin që ta ndjekë atë, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Imami është caktuar që të pasohet.”
Po ashtu, nëse mesbuku është ngritur për ta plotësuar atë që i ka mbetur nga namazi, dhe pastaj imami ngrihet për ta plotësuar rekatin e harruar, atëherë mesbuku duhet të kthehet dhe ta ndjekë imamin, sepse namazi i tij është i lidhur me namazin e imamit.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-Fetawa ue Resailihi 14/391)
Përktheu: Besim Gjelaj