Mund të agjërosh, por të mos shpërblehesh!

Mund të agjërosh, por të mos shpërblehesh!

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

Agjëruesi mund të agjërojë, t’i shtohet uria dhe etja, t’i shtohet lodhja, por të mos ketë asnjë shpërblim tek Allahu i Plotfuqishëm, për shkak se:

E ka lëshuar gjuhën e tij në fjalë të ndaluara.
E ka lëshuar shikimin e tij në gjëra të ndaluara.
I ka lëshuar veshët e tij në dëgjimin e haramit.

Ky, në të vërtetë, nuk ka agjëruar, por vetëm ka lënë ushqimin dhe pijen. Ai lodhet pa ndonjë dobi.

Agjërimi përfshin të gjitha këto gjëra:

Agjërimi i barkut nga ushqimi, pija dhe të gjitha gjërat që e prishin agjërimin.
Agjërimi i dëgjimit nga secila fjalë e ndaluar.
Agjërimi i shikimit nga çdo gjë që Allahu e ka ndaluar të shikohet.
Agjërimi i gjuhës nga të folurit e shthurur dhe mëkatet.

Pra, agjërojnë të gjitha gjymtyrët e tij.

(Mexhalisu Sheh’ri Ramadan el-Mubarek f. 15)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button