A mjafton lëshimi i sures el-Bekare nga inçizimi për t’i dëbuar shejtanët nga shtëpia?

A mjafton lëshimi i sures el-Bekare nga inçizimi për t’i dëbuar shejtanët nga shtëpia?

Pyetja:

O shejh, ka një hadith nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem se nëse njeriu e lexon suren el-Bekare, shejtani nuk hyn në shtëpinë e tij. Por nëse kjo sure është e regjistruar në kasetë (ose audio), a arrihet i njëjti efekt?

Përgjigjja:

Jo. Jo. Zëri i regjistrimit nuk është asgjë, nuk sjell dobi; sepse nuk thuhet se ka lexuar Kur’an, por thuhet: ka dëgjuar zërin e një lexuesi të mëparshëm.

Për këtë arsye, sikur ta regjistronim ezanin e një muezini dhe kur të hyjë koha ta lëshonim në mikrofon duke e lënë të thërrasë ezanin, a do të ishte i vlefshëm? Jo, nuk do të ishte i vlefshëm.

Po ashtu, sikur ta regjistronim një hutbe të një ligjëruesi (hatibi) të fuqishëm, dhe kur të vijë dita e xhumasë ta vendosnim këtë regjistrim para mikrofonit, e regjistrimi të thoshte:

“Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”, pastaj të thërriste ezanin dhe të mbante hutben, a do të ishte e vlefshme?

Jo, nuk do të ishte e vlefshme.

Pse?

Sepse kjo është zë i regjistruar i së kaluarës, njësoj sikur ta kishe shkruar në një letër. Nëse do ta shkruaje në letër ose ta vendosje një Mus’haf në shtëpi, a do të mjaftonte kjo në vend të leximit?

Jo, nuk mjafton.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Lika elBab elMeftuh 2/280)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button