Teuhidi është obligim për të gjithë
Teuhidi është obligim për të gjithë
Allahu i Plotfuqishëm i thotë Pejgamberit të Tij salAllahu alejhi ue selem:
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Vërtetë, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat tuaja janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve” (Zumer 65).
Domethënia është: Nëse do t’i bëje shok Allahut – ti, o Muhamed – do të të shkatërrohej vepra dhe do të ishe prej të humburve. SalAllahu alejhi ue selem ala nebijuna Muhamed.
Kjo, sigurisht, nuk mund të ndodhë prej tij salAllahu alejhi ue selem, por Allahu i Madhërishëm përmes kësaj na sqaron madhështinë e kësaj çështjeje: madhështinë e Teuhidit dhe obligueshmërinë e tij.
Argumentet e Teuhidit janë të përgjithshme dhe të pandryshueshme për të gjithë personat: për engjëjt, për Xhibrilin dhe Mikailin e për ata nën ta; për njerëzit – për të dërguarit dhe profetët dhe për ata nën ta; po ashtu edhe për të mirët dhe për evlijat.
Prandaj, askush të mos thotë: “Ky është evlija, nuk përfshihet në këtë ajet”, ose: “Ky ka keramate”, apo: “Ky është një nga kutbët (një person që pozitë më të lartë se evlijat e tjerë), prandaj nuk hyn në këtë paralajmërim”.
Edhe vetë Pejgamberi ynë Muhamed salAllahu alejhi ue selem përfshihet në këtë adresim nga aspekti i sqarimit dhe paralajmërimit, ndonëse ai është i pagabueshëm salAllahu alejhi ue selem.
Kështu, argumentet e teuhidit janë gjithëpërfshirëse për personat, gjithëpërfshirëse për vendet dhe gjithëpërfshirëse për kohët, siç kanë thënë disa prej dijetarëve.
E ç’do të thotë se janë gjithëpërfshirëse për vendet?
Do të thotë se nuk përjashtohet asnjë vend: varri i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, Qabeja dhe të gjitha vendet e tjera janë nën sundimin dhe autoritetin e argumenteve të Teuhidit.
(Nga ligjërata e fundit në Xhaminë e Profetit, Medinë))
(Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë)
Përktheu: Besim Gjelaj