Namazi i falur jashtë kohës pa arsye
Namazi i falur jashtë kohës pa arsye
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ai që nuk e fal namazin në kohën e tij pa ndonjë arsye, nuk i bën dobi falja e tij më vonë (kazaja).
Namazet farz që besimtari i fal jashtë kohës së tyre, pa arsye të pranuara si gjumi apo harresa, nuk kanë kaza.
Sepse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush e harron një namaz ose fle dhe i kalon, le ta falë atë sapo ta kujtojë; nuk ka shlyerje tjetër përveç kësaj.”
Dhe dihet se secili prej pesë namazeve ka kohën e vet të caktuar.
Koha më e shkurtër është ajo e akshamit. Nëse njeriu e lë këtë namaz derisa t’i dalë koha, pa arsye sheriatike, atëherë nuk ka shlyerje për të, sepse nuk e ka falur në kohën kur ishte i obliguar.”
(Huda ue Nur, Nr. 488)
Përktheu: Besim Gjelaj