I kapur për fe por bën mëkate
Pyetja: Një pyetës pyet: Unë jam një i ri dhe dukshëm jam i përkushtuar në fe, dhe kam memorizuar pjesën më të madhe të Kur’anit, por fshehurazi bëj disa mëkate. A konsiderohet kjo nifak (hipokrizi)?
Përgjigjja: Kjo nuk konsiderohet hipokrizi, sepse ai fshihet pas mbrojtjes dhe mbulimit që Allahu i jep, ngaqë ai ka frikë dhe i druhet Allahut, dhe ai është besimtar që e pranon gabimin e tij. Dhe nuk ka askush më i butë dhe më i mëshirshëm ndaj teje sesa Allahu. Prandaj mundohu të pendohesh tek Allahu me një pendim të sinqertë.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Fetawa 2/295)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.