Sexhdeja e falënderimit!
Sexhdeja e falënderimit!
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Sexhdeja e falënderimit është ajo që bëhet për shkak të një mirësie të re që i vjen njeriut, ose për shkak të largimit të një fatkeqësie.
Ajo është legjitime, sepse prej udhëzimit të të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem, është që kur i vinte diçka që e gëzonte, binte në sexhde për Allahun e Madhëruar.
Forma e sexhdes së falënderimit:
Fillon me tekbir “Allahu ekber”, pastaj bie në sexhde me shtatë gjymtyrët: ballin me hundën, duart, gjunjët dhe majat e këmbëve, dhe thua:
“Subhane Rabbijel-A‘la.”
Pastaj e lavdëron Allahun e Madhëruar për mirësinë që të ka dhënë, duke thënë, për shembull:
“O Allah, Ty të takon lavdërimi për këtë mirësi (dhe e përmend atë mirësi). O Allah, Ty të takon lavdërimi për largimin e kësaj fatkeqësie (dhe e përmend atë fatkeqësi).”
Këtë mund ta përsëritësh disa herë.
Pastaj e ngre kokën nga sexhdeja, pa thënë tekbir dhe pa dhënë selam.
Sexhdeja e falënderimit mund të bëhet sa herë që gjendet arsyeja për të, ditën apo natën, në çdo kohë dhe në çdo gjendje, edhe nëse njeriu nuk është me abdes.
Sepse nuk është transmetuar prej Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, se e ka kushtëzuar abdesin për sexhden e falënderimit.
(Nurun ala Dërb, Nr. 191)
Përktheu: Besim Gjelaj