Shenjat e zemrës së shëndoshë!
Shenjat e zemrës së shëndoshë!
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, duke folur për zemrën e shëndoshë ka thënë:
Disa prej shenjave të zemrës së shëndoshë janë:
– Nëse gjatë ditës nuk e lexon pjesën e caktuar të Kur’anit, ajo ndien dhimbje për mungesën e saj më shumë se njeriu lakmitar kur humbet pasurinë e vet.
– Nga shenjat e zemrës së shëndoshë është se ajo e dëshiron shërbimin ndaj Zotit, ashtu siç e dëshiron i urituri ushqimin dhe i eturi ujin.
– Nga shenjat e saj është se, kur hyn në namaz, i largohen brengat dhe shqetësimet për dynjanë; i vështirësohet dalja prej tij dhe gjen në të prehjen, lumturinë dhe qetësinë e syve e të zemrës.
– Nga shenjat e saj është që shqetësimi i saj të jetë vetëm një — dhe ai të jetë për Allahun.
– Nga shenjat e saj është që ajo të jetë më koprrace për kohën e saj sesa janë njerëzit më koprracë për pasurinë e tyre, duke mos dashur të humbasë asnjë çast kot.
– Po ashtu, që kujdesi i saj për ta përmirësuar veprën të jetë më i madh sesa kujdesi për ta bërë atë; të mundohet për sinqeritet, për korrektësi, për ndjekje të udhëzimit dhe për përsosmëri në punë, ndërkohë që e sheh atë si mirësi nga Allahu dhe e njeh mangësinë e vet ndaj Tij.
Këto janë gjashtë dëshmi që nuk i sheh veçse zemra e gjallë dhe e shëndoshë.
Në përmbledhje: zemra e shëndoshë është ajo që i gjithë kujdesi i saj është për Allahun; dashuria e saj është për Të, synimi i saj për Të, trupi, veprat, gjumi dhe zgjimi i saj janë për Të.
Bisedat për Allahun i janë më të dashura se çdo bisedë tjetër, dhe mendimet e saj sillen gjithmonë rreth asaj që e kënaq dhe e do Ai.
(Igathetul-Lehfan 1/147-148)
Përktheu: Besim Gjelaj