Fjalë që peshojnë më shumë se ari!

Fjalë që peshojnë më shumë se ari!

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Mendo me kujdes urtësinë e Allahut të Lartësuar, që ka bërë sundimtarët, mbretërit dhe prijësit e njerëzve të jenë në përputhje me veprat e tyre, madje, sikur veprat e tyre të jenë shfaqur në formën e sundimtarëve të tyre:

Nëse ata janë të drejtë, edhe sundimtarët e tyre janë të drejtë.

Nëse ata janë të drejtë dhe të paanshëm, edhe sundimtarët janë të tillë.

Nëse ata bëhen mizorë, sundimtarët e tyre bëhen mizorë ndaj tyre.

Nëse në mesin e tyre përhapet mashtrimi dhe dredhia, edhe sundimtarët e tyre janë mashtrues.

Nëse ata nuk japin të drejtat e Allahut dhe tregohen koprracë me to, sundimtarët e tyre do t’u mohojnë të drejtat dhe do të tregohen koprracë me ta.

Nëse ata marrin padrejtësisht nga ata që i nënçmojnë dhe i shfrytëzojnë, edhe sundimtarët do t’u marrin padrejtësisht, do t’u vendosin taksa dhe ngarkesa (të padrejta); çdo gjë që ata nxjerrin nga të dobëtit, sundimtarët do ta nxjerrin prej tyre me forcë. Pra, veprat e tyre janë pasqyruar në sundimtarët e tyre.

Dhe nuk është nga urtësia hyjnore që të vendoset mbi njerëzit e këqij e mëkatarë dikush që nuk është si ata.

Kur brezi i parë i kësaj bashkësie (selefët) ishin të mirë dhe të devotshëm, edhe sundimtarët e tyre ishin të tillë.

Por kur njerëzit u zhytën në mëkate dhe devijime, edhe sundimtarët që u caktuan mbi ta u bënë të tillë.

Kështu që urtësia e Allahut nuk pranon që në kohë si tonat të na caktojë prijës si Muavije apo Umer ibën AbdulAzizi, e lëre më si Ebu Bekri e Omeri.

Sundimtarët tanë janë sipas gjendjes sonë, dhe sundimtarët e të parëve tanë ishin sipas gjendjes së tyre.

Të dyja janë pjesë e urtësisë dhe drejtësisë së Allahut.”

(Miftahu Daris-Seadah 2/177–178)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button