Çfarë bën xhemati nëse imami e zgjat uljen në teshehudin e parë?

Pyetja:
Nëse imami e zgjat uljen në teshehudin e parë, çfarë duhet të lexojë xhemati? A ndalet te salavati mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem dhe pastaj e përsërit, apo vazhdon deri në fund të teshehudit dhe lutjeve?
Përgjigjja:
Nëse imami e zgjat uljen në teshehudin e parë, xhemati mund të përsërisë “et-tehijjatu” dhe salavatin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, dhe kjo mjafton. Sepse sunet është që në teshehudin e parë të mos shtohet më shumë se salavati mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.
Nëse imami e zgjat edhe pse nuk duhet që ta zgjasë, atëherë xhemati mund:
• të përsërisë “et-tehijjatu”,
• ose salavatin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem,
• ose të dyja,
• ose edhe të rrijë i qetë; dhe në të gjitha këto nuk ka problem.
Sa i përket imamit, sunet është që të mos e zgjasë. Sapo të mbarojë teshehudin dhe salavatin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, duhet të ngrihet. Edhe nëse nuk e thotë salavatin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem në teshehudin e parë, nuk ka gjë.
Pra, obligim është vetëm deri te fjala: “Esh’hedu en la ilahe il-lAllah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu”. Nëse ngrihet në këtë pikë, nuk ka problem.
Nëse shton edhe salavatin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, është më e mira sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Por ta zgjasë më tepër se kaq është e papëlqyeshme (mekruh).
Megjithatë, nëse e zgjat, xhemati thjesht përsërit teshehudin dhe salavatin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, ose rri i qetë, dhe nuk ka gjë.
Moderatori: Allahu ju begatoftë!
Shejh AbdulAziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
https://www.youtube.com/watch?v=qvSXEcm3Kw0&t=83s
Përktheu: Besim Gjelaj