Lutje profetike
Lutje profetike
Shejh AbdurRezzak el-Bedër, Allahu e ruajttë, ka thënë:
“Nëse e gjen veten të hutuar, atëherë thuaje këtë lutje madhështore, dhe do të shohësh dritën me lejen e Allahut.”
Nga Aliu radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem më tha: اللَّهُمَّ اهْدِني ، وَسدِّدْني
“Thuaj: O Allah, më udhëzo dhe më bëj të qëndrueshëm.” (Allahumme-hdini ue sedidni).
Në një transmetim tjetër: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْهُدى ، وَالسَّدَادَ
“O Allah, unë të kërkoj udhëzim dhe qëndrueshmëri.” (Allahumme inni eselukel-hude ues-seded).
(Muslimi).
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Domethënë: më jep sukses dhe më bëj të drejtë e të qëndrueshëm në të gjitha çështjet e mia. Fjala ‘seded’ (qëndrueshmëri) nënkupton drejtësi dhe maturi në çështje. Ndërsa ‘huda’ (udhëzim) këtu ka për qëllim të qenit në rrugë të drejtë.”
(Sher’h Sahih Muslim 9/38)
Përktheu: Besim Gjelaj