Gjykimi i gjuetisë me pushkë zjarri!

Gjykimi i gjuetisë me pushkë zjarri!

Nëse gjatë gjuetisë gjahu qëllohet me pushkë dhe prej goditjes i shkëputet një pjesë – si dorë ose këmbë tek kafshët, apo krah ose këmbë tek shpezët, ose edhe copë mishi – a është e lejuar apo e ndaluar ajo pjesë?

Përgjigjja:

Nëse prej gjahut që është qëlluar shkëputet një pjesë, ndërkohë që kafsha apo shpeza mbetet ende gjallë me jetë të qëndrueshme, atëherë ajo pjesë është e ndaluar për t’u ngrënë.

Arsyeja është se çdo gjë që ndahet nga kafsha apo shpeza në gjendje të gjallë konsiderohet e ngordhur, siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Çdo gjë që ndahet nga kafsha, ndërsa ajo është gjallë, është e ngordhur.”

| Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu – ky i fundit e ka cilësuar si hadith të mirë |.

Por, nëse pjesa shkëputet pasi gjahu ka ngordhur nga të shtënat, atëherë ajo është e lejuar për t’u ngrënë, njësoj si mishi tjetër i tij.

| Lexhnetu Daimeh 22/505 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button