Gjykimi i shitjes së monedhës së vjetër më shtrenjtë se vlera e saj

Gjykimi i shitjes së monedhës së vjetër më shtrenjtë se vlera e saj

Pyetja:

Cili është gjykimi për disa persona që kanë vendosur një monedhë të vjetër në formë ankandi, dhe të hollat e ankandit i dërgojnë për të ndihmuar vëllezërit në Çeçeni?

Shejhu: Do të thotë: ka një monedhë të vjetër që dëshiron ta shesë më shumë se vlera e saj?

Pyetësi: Po.

Shejhu: Nuk ka asgjë të keqe në këtë, sepse monedha e vjetër nuk është më para.

Pyetësi: Por është përdorur (në të kaluarën).

Shejhu: Nëse, për shembull, ka një kartëmonedhë të kuqe nga seria e parë e një riali, apo një kartëmonedhë prej pesë ose dhjetë (rialësh) që nuk përdoren më, dhe dëshiron ta shesë atë dhjetëshe për njëqind, nuk ka problem; sepse ajo është bërë një mall që ka vlerë. Sot, monedhat e vjetra blihen për më shumë se vlera e tyre, por ato janë bërë mallra, nuk janë më para, prandaj nuk ka problem.

Pyetësi: A përdoren?

Shejhu: Jo, aspak nuk përdoren. Qeveria nuk e lejon përdorimin e tyre kurrë.

Pyetësi: Po flas për dollarin.

Shejhu: Dollari ka ndryshuar nga ajo që ishte më parë?

Pyetësi: Sot përdoret, o shejh.

Shejhu: Dollari – Allahu të bekoftë – është ende para në qarkullim, nuk është shfuqizuar, vazhdon të përdoret. Vlera e tij rritet dhe ulet në varësi të forcës së shtetit përkatës; sepse sa herë dobësohet shteti, dobësohet edhe valuta e tij. Por ti the “Çeçeni”, nuk e di çfarë lidhje ka Çeçenia me këtë?

Pyetësi: Paratë e ankandit shkojnë për Çeçeninë.

Shejhu: Fitimet shkojnë për Çeçeninë?

Pyetësi: Po.

Shejhu: A ka ortak apo jo?

Pyetësi: Jo.

Shejhu: Ai është i pavarur me pasurinë e tij?

Pyetësi: Po.

Shejhu: Nuk ka asnjë problem, nëse i jep gjithë pasurinë e tij për Çeçeninë – Allahu e shpërbleftë me të mira.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Likaul-Babil-Meftuh 235)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button