“Ruaju nga jeta luksoze!” (Hadith)
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Ruaju nga jeta luksoze, sepse robërit e sinqertë të Allahut nuk janë ata që e teprojnë në luks.”
| Sahihul-Xhami’ 2668 |.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, përveç se e ka sqaruar se pasuria për njeriun e mirë është një mirësi nga mirësitë e Allahut të Lartësuar, gjithashtu ka vendosur kufij për përfitimin nga kjo mirësi, në mënyrë që ajo të mos shndërrohet në ndëshkim për zotëruesin e saj.
Nga këta kufij është, për shembull, që pasuria të mos shpërdorohet dhe të mos shpenzohet në vende që nuk janë të përcaktuara për të.
Allahu i Plotfuqishëm thotë për disa prej cilësive të robërve të Mëshiruesit:
وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
“Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë, nuk janë as shpërdorues, as dorështrënguar, por mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve.”
| Kur’an • Furkan 67 |.
Gjithashtu, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndaloi në disa hadithe që njeriu të vazhdojë në mënyrë të përhershme të shijojë mirësi të shumta me të cilat është rrethuar nga Zoti i tij.
Kjo për arsye se një mënyrë e tillë e jetesës e shtyn atë drejt një jete të mbushur me rehati dhe luks. Një njeri i tillë që jeton në një jetë të pasur, ndoshta nuk do të jetë në gjendje të përballojë sprovat dhe fatkeqësitë — dhe sa më shpejt do të dorëzohet dhe do të rrëzohet para tyre.
Nga kjo është edhe fjala e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

Disa njerëz mund të mendojnë se ky udhëzim profetik bie në kundërshtim me disa ajete të qarta në Kur’an, të cilat lejojnë që muslimani të përfitojë nga ato që Allahu ka lejuar.
Allahu i Plotfuqishëm thotë:
قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللهِ الَّتِي أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ قُلْ هِيَ لِلَّذِينَ آَمَنُوا فِي الحَيَاةِ الدُّنْيَا خَالِصَةً يَوْمَ القِيَامَةِ
“Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e Vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në Ditën e Kiametit janë të posaçme për ta…”
| Kur’an • A’raf 32 |.
Dikush mund të mendojë se ky hadith bie ndesh me këtë ajet, por përgjigjja është se nuk ka kundërshtim, lavdi i qoftë Allahut.
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në atë hadith, synon që njeriu të mos e teprojë dhe të mos këmbëngulë në këtë lloj luksi, për shkak të rrezikut që përmendëm më parë.
Pra, fjala e tij “Ruaju nga jeta luksoze” do të thotë:
“Ruaju nga luksi i tepruar dhe vazhdueshmëria në të.”
Madje, ndonjëherë mund të kënaqet dhe ndonjëherë jo.”
| Burimi: Muteferrikat 17 |
Përktheu: Besim Gjelaj